E premte, 18 Prill, 2025
20.8 C
Skopje

Juventusi merr fitore ndaj PSV-së

Juventus dhe PSV luajtën një ndeshje të bukur, ku në fund italianët dolën fitues me rezultat 2-1, në kuadër të play-offit të Ligës së Kampionëve.  Italianët kishin raste të mira,  me Kolo Muani dhe Nico Gonzalez, por nuk arritën të gjenin rrjetën.

Përballja u zhbllokua në minutën e 34-të, ku pas një aksioni të gjatë Weston McKennie shënoi një gol të bukur për 1-0. Edhe pas golit, Juventusi kishte më shumë nga loja, duke shtypur lartë me presin, nga ku erdhi rasti i Gonzalez që gjuajti bukur, por Walter Benitez bëri pritje të mirë.

Me të filluar pjesa e dytë, Ivan Perisic shënoi një gol të bukur për 1-1, duke barazuar gjithçka.   Pas barazimit, loja ra në ritëm, me Juventusin që nuk arrinte të krijonte shumë.

Por në minutën e 82-të, Samuel Mbangula, nga një top i kthyer shënoi për 2-1. Deri në fund nuk kishte raste të tjera dhe Zonja e Vjetër arriti një fitore, që e mban në epërsi për ndeshjen kthyese.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm