E shtunë, 15 Shkurt, 2025
6.8 C
Skopje

Ka arritur në 300 mijë numri i palestinezëve që janë kthyer në veri të Gazës

Ka shkuar në më shumë se 300,000 numri i njerëzve që kanë kaluar nga Gaza jugore në veri, teksa Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se nevojat në terren mbeten të jashtëzakonshme.

Pas 15 muajsh lufte, qindra mijëra palestinezë po kthehen në veri të Gazës si pjesë e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, raportoi të martën “Al Jazeera”.

Nga mëngjesi i së hënës, palestinezët e zhvendosur filluan të nisen drejt veriut në këmbë përmes korridorit Netzarim të krijuar nga Izraeli.

Ushtria izraelite ka thënë se do t’i lejojë palestinezët të kalojnë përmes rrugës bregdetare al-Rashid në këmbë duke filluar nga ora 7 e mëngjesit dhe në rrugën qendrore Salah al-Din me automjet nga ora 9 e mëngjesit.

“Do të filloj të rindërtoj shtëpinë time tullë më tullë, mur pas muri”, tha për “Al Jazeeran” një palestinez i zhvendosur me forcë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm