E premte, 7 Shkurt, 2025
8.8 C
Skopje

Kaja Kallas: Normalizimi i marrëdhënieve, mënyra e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, ka deklaruar se e mirëpret emërimin e Peter Sorensenit si të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Në një status në rrjetin social X, Kallas ka shkruar se “Na pret një punë e rëndësishme”.

“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është mënyra e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE”, ka shkruar ajo.

Në këtë postim ajo ka falënderuar edhe emisarin e deritashëm për dialogun Miroslav Lajçak, duke shtuar se “puna e bërë shërben si bazë për riangazhimin”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm