Nga Departamenti për Punë të Brendshme në Strugë njoftojnë se është ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale V.M. nga fshati Koroshishtë i Strugës për shkak se ka dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumenteve”.
I denoncuari, drejtor i një shkolle fillore në fshatin Podgorcë të Strugës, ka marrë një certifikatë false të njohjes së gjuhës angleze nga një filial në shtetin fqinj dhe e ka përdorur atë krahas dokumenteve për zgjedhjen e drejtorit.
Pas kontrolleve të kryera, është marrë përgjigje se personi nuk është i regjistruar në bazën e të dhënave dhe evidencat e filialës