E premte, 8 Nëntor, 2024
2.8 C
Skopje

Kancelari gjerman nuk pranon kërkesën e Ukrainës për anëtarësimin në NATO

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka refuzuar sot kërkesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili kërkon që vendi i tij të ftohet në NATO, si pjesë e “planit të fitores” që ai ka hartuar kundër Rusisë.

“Është e rëndësishme të kuptohet se një vend që ndodhet në luftë në asnjë rrethanë nuk mund të bëhet anëtar i NATO-s. E gjithë bota e di, nuk ka asnjë debat për këtë. Dhe ftesa zakonisht lidhet shumë shpejt me anëtarësimin në NATO”, tha kancelari gjermane në një intervistë me transmetuesin publik ZDF.

“Ne përvijuam një perspektivë”të pranimit të Ukrainës në samitet e NATO-s në Vilnius vitin e kaluar dhe në Uashington këtë verë”, kujtoi Scholz, duke iu referuar angazhimit të Aleancës për të ftuar Kievin kur vendet e saj të vendosin dhe kushtet të jenë realizuar. “Por besoj se përtej kësaj, aktualisht nuk ka nevojë të merret një vendim i ri”, shtoi ai.

Javën e kaluar, Zelensky i prezantoi BE-së dhe NATO-s një “plan fitoreje” që do ta vendoste vendin e tij në një pozicion të fortë kundër Rusisë, përpara se të fillonin negociatat.

Ky plan parashikon që Ukarinës t’i jepet ftesa për t’u anëtarësuar në NATO tani, pasi Aleanca është e vetmja garanci reale e sigurisë për Kievin, siç beson ai.

Zelensky bën gjithashtu thirrje për heqjen e kufizimeve në përdorimin e sistemeve të armëve të ofruara nga Perëndimi për Ukrainën dhe për vendosjen e mjeteve parandaluese jo-bërthamore në tokën ukrainase.

Por asnjë nga këto kërkesa nuk gjen marrëveshje unanime midis anëtarëve të NATO-s.

Në intervistën e tij, Scholz përsëriti se ai nuk dëshiron që NATO të bëhet një luftëtare në luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës në shkurt 2022. Ai gjithashtu kujtoi se nuk pajtohet me dërgimin në Ukrainë të raketave gjermane Taurus me rreze të gjatë, të cilat mund të godasin objektiva thellë brenda territorit rus.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm