E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

“Kandidimi i Hamzës nga PDK-ja për kryeministër e ka befasuar për të keq Kurtin”

Kandidimi i Bedri Hamzës për kryeministër të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, sipas zëdhënësit për media të kësaj partie Faton Abdulluahut, e ka befasuar “për të keq kryeministrin aktual Albin Kurtin”.

“Duket se kandidimi i zotëri Hamzës për kryeministër është gjithsesi një nga faktorët që e ka befasuar për të keq këtë qeveri, e ka befasuar për të keq zotin Kurti, dhe një nga arsyet pse prolongohen zgjedhjet është forca, gatishmëria për punë dhe ngjyrimi optimist që i ka dhënë kandidimit të tij”, tha Abdullahu në një intervistë për Ekonomia Online.

Abdullahu ka folur edhe për takimet e shumta që kandidati i PDK-së për kryeministër ka thuajse çdo ditë me ambasadorë e qytetarë të shumtë.

“Përfaqësuesit ndërkombëtarë e njohin, e dinë punën e zotëri Hamzës, prandaj edhe kanë kërkuar të takohen me të. Ajo çfarë bën zotëri Hamza në këto takime është që tregon gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar, gatishmërinë e tij për të koordinuar punët, jo me arrogancë por me pragmatizëm politik për të mirën e qytetarëve të Kosovës.

Ndryshe, Hamza në të kaluarën ka qenë ministër i Financave dhe Ekonomisë, deputet në legjislaturat paraprake të Kuvendit të Kosovës si dhe guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm