E hënë, 19 Maj, 2025
21.8 C
Skopje

Kanye West largohet nga intervista me Piers Morgan, ky i fundit tregon se çfarë ndodhi

Piers Morgan ka zbuluar të vërtetën pas intervistës së tij të shkurtër me Kanye West, i cili u largua nga biseda vetëm tre minuta pas fillimit.

Pas polemikave të mëdha të shkaktuara nga deklaratat e tij në rrjetet sociale, reperi kishte rënë dakord të jepte një intervistë për emisionin Uncensored të Morgan.

Në një video të publikuar për të promovuar profilin e tij të ri në platformën Substack, Piers, 60 vjeç, ndau me ndjekësit e tij prapaskenat kaotike të përgatitjeve për intervistën me Kanye, 47 vjeç, i cili i la anëtarët e ekipit të presin për dy orë, për ta anuluar më pas në moment të fundit.

Edhe pse u ra dakord që intervista të zhvillohej ditën pasuese, Piers tregoi se Kanye përsëri i bëri ekipit të priste për një kohë të gjatë, përpara se të shprehej i ofenduar që nuk ishte përshëndetur me pseudonimin e tij artistik, Ye.

Përplasja kulmoi kur Piers e akuzoi reperin për mungesë përgjegjësie lidhur me komentet e tij kontroverse në rrjetet sociale, të cilat janë cilësuar gjerësisht si antisemite, çka bëri që Kanye të largohej menjëherë nga intervista.

Megjithë sjelljen e tij, Piers e mbylli videon duke i ofruar reperit një tjetër mundësi për intervistë, me qëllimin për ta vënë përballë përgjegjësisë për deklaratat e tij publike.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm