Paraqitja e Bianca Censorit në Grammy Awards 2025 po vazhdon të komentohet akoma.
Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James deklaroi se ajo dukej e frikësuar në një moment.

Gjegjësisht, James beson se ajo ishte jashtëzakonisht nervoze pak para se të hiqte pallton. Pasi u zhvesh lakuriq dhe u kthye për t’u përballur me fotografët, bëri një shprehje në fytyrën e saj të mbushur me frikë.

Bianca tërhoqi vëmendjen e zhveshur tërësisht në ceremoninë e çmimeve.
Reperi nga ana tjetër përmes rrjeteve sociale ka treguar se u arrit qëllimi për të thënë se ata shkatërruan Grammy.
“Për të sqaruar, më 4 shkurt 2025, gruaja ime është personi më i kërkuar në Google në planetin e quajtur Tokë”, ka shkruar ai në Instagram.