E diel, 9 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Kapela e Napoleonit shitet për më shumë se 300 mijë euro

Kapela e Napoleonit, të cilën mendohet se e mbante në Betejën e Waterloo-s, shitet për 350.000 euro në ankand ndërsa identiteti i blerësit nuk u be i ditur.

Historianët besojnë se kjo kapelë e veçantë i ra nga koka Napoleonit në Betejën e Waterloo-s në 1815. Një kapiten holandez mendohet se e ka mbajtur atë si një trofe lufte, duke e përcjellë kapelen përmes familjes së tij për breza. Më pas kapela iu shit një koleksionisti francez në fund të shekullit të 20-të .

Nëntorin e kaluar, një fletë e brishtë dafine ari nga kurora e bërë për kurorëzimin e Napoleonit në 1804, me peshë vetëm 10 gram, u shit për 625.000 euro.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm