E shtunë, 15 Shkurt, 2025
6.8 C
Skopje

Kapen 43 majmunët që kishin ikur nga laboratori

Gjithë majmunët që kishin ikur nga një laborator në Kaliforninë Jugore janë kapur dhe janë kthyer në kompleks, raporton “BBC”. Dhjetëra majmunë kishin ikur nga laboratori në nëntorin e vitit të kaluar, pasi një nga punonjësit kishte lënë hapur derën e kompleksit.

Departamenti i Policisë së Yemassee’s ka konfirmuar në rrjete sociale se të gjithë majmunët janë kthyer tashmë në laborator.

Shefi ekzekutiv i Alpha Genesis, Greg Westergaard – kompanisë që drejton objektin – ka thënë se majmuni i fundit është rikthyer në objekt së fundi. Gjatë ikjes, 43 majmunët, të gjithë të llojit makak, kishin qëndruar afër kompleksit.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm