E martë, 3 Dhjetor, 2024
8.8 C
Skopje

Kapet në kazino me 100 euro fals, pranga për 43-vjeçarin nga Kumanova

Me datë 14.08.2024 në ora 16:50 në Kumanovë, nga ana e punonjësve policorë nga SPB Kumanovë është arrestuar 43 vjeçari A.N nga fshati Llopatë i Kumanovës.

Ai dyshohet se më 13 gusht 2024 ka tentuar të këmbejë një kartëmonedhë të falsifikuar 100 euro në kazinonë në sheshin “Jugosllavia e Re” në Kumanovë.

Gjithashtu, pas marrjes së masave, u konstatua se A.N. dhjetë ditë më parë, në të njëjtën kazino, ka hedhur në qarkullim tre kartëmonedha të falsifikuara 100 euro.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm