E hënë, 16 Qershor, 2025
28.8 C
Skopje

Kasami: Shumë shpejtë koalicioni qeveritar do të zgjerohet me deputetë nga Fronti Evropain

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve sot në Tetovë e ceu mundësinë që koalicioni qeveritar të rritet me partnerë të rinj të cilët do të vinin nga Fronti evropian.

Kjo është pjesë e përgjigjes së Kasamit në pyetjen nëse funksioni zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes do t’i tkaojë koalicionit “VLEN” apo është e mundur ndonjë kombinatorikë politike duke pasur parasysh paralajmërimet në opinion për inkuadrim në Qeveri të partive të reja nga opozita.

“Do të thotë ne kemi thënë edhe më herët dhe prësërisim se koalicioni është i hapur, koalicioni qeveritar i hapur, për zgjerim, për inkuadrim të deputetëve të rinj. Jemi në negociata me disa deputetë të tillë, përkatësisht parti politike të cilat janë pjesë e Frontit evropian dhe kjo do të ndodhë shumë shpejtë. Në pjesën e atij vendi dhe të disa vendeve tët jera të zbrazura do të thotë, të them, janë të rezervuara për inkuadrime të këtilla drejt koalicionit qeveritar”, tha Kasami.

Paraprakisht si kryetar i Komunës së Tetovës, Kasami mbajti konferencë për shtyp, në të cilën prezantoi Thirrje publike për ndarje të ndihmës së njëfishtë financiare (vauçer) për persona në rrezik social për vitin 2025.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm