E shtunë, 17 Maj, 2025
11.9 C
Skopje

Kasami thotë se nuk e kanë nxjerr nga VLEN-i Taravarin por vetë ka dalë dhe ka shkuar te BDI

Bilall Kasami mohon se ASh-ja e Arben Taravarit është nxjerr nga VLEN, pasi sipas tij, ai vetë ka dalë dhe ka shkuar te BDI.

Këtë Kasami e tha në emisionin Click Plus në TV21.

“Çdokush që shkon te BDI, për të bashkëpunuar me BDI-në, ka dalë.
Ka dalë apo e keni nxjerr? -ishte pyetja e gazetarit.
Jo, ka dalë. Ai (Arben Taravari) vetë ka dalë. Për të shkuar te Ali Ahmeti dhe te BDI. Duhet të dalësh nga këndej për të shkuar andej. E ka pranuar (Taravari që negocion me BDI-në). E ka pranuar… E ka pranuar”, u përgjigj Kasami.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm