E martë, 14 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

KB: Vitin e kaluar në Iran janë ekzekutuar së paku 901 persona

Vitin e kaluar në Iran janë ekzekutuar së paku 901 persona, prej të cilëve rreth 40 u ekzekutuan vetëm brenda një jave në dhjetor, deklaroi sot komisari i lartë i KB-së për të drejta të njeriut, Volker Turk.

“Është shumë alarmante të vërehet se numri i njerëzve të cilët i nënshtrohen dënimit me vdekje në Iran po rritet për çdo vit”, tha Turk.

Ai shtoi se “është koha e fundit që Irani ta përfundojë këtë valë ekzekutimesh”.

Sipas komisarit të lartë në vitin 2023 në Iran janë ekzekutuar së paku 853 persona.

Në konferencën për shtyp, zëdhënësja e Komisariatit të lartë për të drejta të njeriut të KB-ssë, Liz Trosel, sqaroi se të dhënat vijnë nga “organizata të ndryshme për të drejta të njeriut (…) të cilat i konsiderojnë i të besueshme”.

Sipas kumtesës, shumica e ekzekutimeve në vitin 2024 u referoheshin rasteve lidhur me lëndë narkotike, por u ekzekutuan edhe disidentë dhe njerëz të lidhur me protestat e periudhës 2022-2023. Nga zyra për mbrojtje të të drejtave të njeriut kumtojnë për rritje të numrit të grave të ekzekutuara.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm