E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

Kelog: Plani paqesor për Ukrainën mund të përfundojë për disa ditë apo javë

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Tramp për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kelog sot deklaroi se plani paqesor për Ukrainën mund të përfundojë për disa ditë apo javë.

“Duhet të na jepni pak hapësirë ​​dhe kohë, por kur e them këtë, nuk flas për gjashtë muaj, por për ditë dhe javë”, tha ai në Mynih.

Kelog tha se aktualisht ka qasje “të dyfishtë” për negociatat paqesore, me përfaqësuesit e SHBA-së në kontakt me Rusinë dhe ndaras me Ukrainën dhe vendet aleate.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm