Yuval Raphael, një këngëtare e re nga Izraeli, e cila i mbijetoi një sulmi brutal nga militantët e Hamasit në një festival muzikor më 7 tetor 2023, do të përfaqësojë Izraelin në Eurovision 2025 në Bazel.
Raphael, e cila fitoi reality shoun e famshëm “HaKokhav Habi”, siguroi vendin e saj në Eurovision Song Contest 2025.
Gjatë sulmit terrorist në festivalin e muzikës Nova, i cili u mbajt vetëm dy kilometra larg Rripit të Gazës, të paktën 370 persona u vranë, ndërsa 44 persona u morën peng në Gaza.
Yuval Raphael dëshmoi para Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në prill 2024 për përvojën e saj të tmerrshme të mbijetesës. Siç tha ajo, kur raketat filluan të binin, ajo u strehua me pjesëmarrësit e tjerë të festivalit.
Yuval mbijetoi duke u fshehur nën një grumbull trupash, ndërsa vetëm 11 nga më shumë se 40 personat në strehë mbijetuan.
Me performancën e saj të guximshme dhe emocionale në konkurs, kjo këngëtare e re hodhi themelet për ekipin e saj kombëtar në Eurovision, ku do të përfaqësojë Izraelin me një këngë që mbart një kuptim të thellë personal, dhe i kujtoi edhe një herë botës fuqinë e shpirtit përballë tragjedive.