Tetovë, 3 janar – Të enjten në ora 17:35 në rrugën Drenovec-Poroj në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin K.V. (30) nga Tetova, i cili të njëjtën ditë në ora 16:00 nga motra e tij është raportuar se me datë 31.12.2024, në shtëpinë e tij familjare pas një debati verbal e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me armë zjarri.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të çështjes, kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.