“Inspektorati Komunal i Ndërtimit në Kërçovë javën e kaluar ka dal në terren dhe ka ndaluar punimet në dy ndërtesa dhe një objekt tjetër, dhe sipas informatave nuk janë respektuar rregullat e ndërtimit dhe janë gjetur disa parregullsi”, raporton TV21.
Nga Inspektorati i ndërtimit në Kërçovë thonë se në të tre objekte është tejkaluar lartësia, duke vepruar në kundërshtim me lejen për ndërtim Nga inspektorati na thanë se kishin vendosur shirit për stopimin e punimeve, por te objektet në fjalë, ato nuk i pamë. Jo që nuk kishte shirit, por i pamë teksa punimet sërish kishin vazhduar.
TV21 kërkoi qëndrim edhe nga Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit, nga ku drejtori Zuhejr Rexhepi, tha se janë të njoftuar me rastet dhe se javën që vjen, pritet të dalin në terren për të verifikuar gjendjen faktike.
Informacionet flasin se ka edhe ndërtime të tjera të cilat nuk kanë respektuar lartësinë e ndërtimit nga tre ose më shumë kate.(Tv21)