E diel, 19 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

Kërkohet ende pas një personi – shoferit të automjetit “audi” që mbrëmë ra në Vardar

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se po merren masa për gjetjen e një personi tjetër, i cili sipas të afërmve drejtonte automjetin “Audi” që dje ra në ujërat e lumit Vardarit pasi doli nga rruga për në fshatin Rashçe.

Aksidenti  është raportuar dje në orën 16:00 në SPB Shkup. MPB bën me dije se në vendngjarje janë dërguar menjëherë zyrtarë policorë dhe shërbimi emergjent mjekësor si dhe prokurori publik.

“Në orën 18:00 nga SPQ “Shën. Naum i Ohrit” na njoftuan se tek ata nga ana e kalimtarëve të rastit është sjellë një fëmijë katër vjeçar, i cili më pas është transferuar në Qendrën Klinike. Në orën 21:05, zyrtarët policorë të Njësisë Speciale Tigri kanë nxjerrë automjetin  “Audi” nga ujërat e lumit Vardar, në të cilin janë gjetur tre persona të vdekur”, njofton MPB.

Siç informoi mbrëmë Qendra për Menaxhimin e Krizave, trupat e tre grave janë nxjerrë nga automjeti i cili është nxjerrë nga Vardari.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm