E enjte, 6 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

Këshilli gjyqësor fillon aktivitetet lidhur me rekomandimet e Raportit vlerësues të BE-së

Këshilli gjyqësor i Maqedonisë së Veriut filloi me aktivitete lidhur me implementimin e rekomandimeve nga Raporti i Misionit vlerësues të BE-së.

“Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut me ekspertët nga projekti Mbështetje e BE-së për sundim të së drejtës, financuar nga BE-ja, të kryesuar nga lideri i ekipit të projektit Diter Shindlauer dhe liderit të komponentit – Mbështetje e BE-së për sundim të së drejtës Gzhegozh Borkovski, në periudhën prej 22-24 janar mbajti Punëtori për Raportin e Misionit vlerësues të Bashkimit Evropian për funksionim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të implementimit të rekomandimeve të përmbajtura në raport”, qëndron në kumtesën e Këshillit gjyqësor të publikuar në ueb-faqe.

Pas përfundimit të punëtorisë, Këshilli gjyqësor i RMV-së do të informojë për konkludimet e miratuara dhe hapat e mëtejmë, shtohet në kumtesë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm