E shtunë, 22 Mars, 2025
16.8 C
Skopje

Këshilli i prokurorëve publik do të zgjedh 47 prokurorë të rinj publik

Zgjedhja e gjithsej dyzet e shtatë prokurorëve në tetëmbëdhjetë prokurori publike është në rend dite në seancën e 20-të të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila do të mbahet sot me fillim nga ora 10:30 në hapësirat e Këshillit.

Më së shumti, gjegjësisht 14 prokurorë, duhet të zgjedhen në Prokurorinë Themelore Publike Shkup.

Në Prokuroritë Themelore Publike në Veles, Dellçevë, Koçan, Kriva Pallankë, Radovish, Resnjë dhe Strugë do të zgjedhet nga një prokuror publik.

Nga dy prokurorë publikë do të zgjedhen në Prokuroritë Themelore Publike në Manastir, Gjevgjeli, Gostivar, Kërçovë dhe Strumicë.

Në Prokuroritë Themelore Publike në Kumanovë, Ohër, Prilep dhe Shtip do të zgjedhen nga tre prokurorë publikë.

Në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë duhet të zgjedhen katër prokurorë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm