E martë, 3 Dhjetor, 2024
8.8 C
Skopje

KFOR-i gjen një veturë në Zubin Potok, dyshohet për mall të kontrabanduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se KFOR-i ka hasur në një veturë të braktisur, e cila dyshohet se kishte mall të kontrabanduar në fshatin Bubë të Zubin Potokut.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të PK-së.

“Njësiti i KFOR-it ka hasur në një veturë të cilën e kishte braktisur një i dyshuar i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.

Në veturë kishte birra dhe siç njoftohet ato janë dërguar në terminalin doganor.

Në fshatin Postenjë të Leposaviqit, Policia ka ndaluar një person, pasi që dyshohet se e ka kaluar ilegalisht kufirin.

“Policia kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që të njëjtin kanë vërejtur, duke kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Republikë e Kosovës”, kanë njoftuar PK-ja.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm