E diel, 20 Prill, 2025
23.8 C
Skopje

KH Çairi pranë eliminimit nga Kupa Evropiane, mposhtet nga Slavia Praga

Shkup, 19 janar – Klubi i Hendbollit Çair për femra rrezikon kualifikimin në 1/8-tën e finales në Kupën Evropiane, pasi sonte u mund në ndeshjen e parë nga ekipi çek Slavia Praga  e rezultatin 31:20. Pjesa e parë foli për ekipin çek pasi avansuan me rezultatin 15:8.

Pamje të njëjta edhe në pjesën e dytë, me skuadrën e Slavia Pragës e cila diktoi ritmin e lojës deri në fund duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 31:20.

Më meritore për triumfin e ekipit çek ishte Adrijana Mishova me 8 gola të shënuar, ndërsa tek skuadra e Çairi shkëlqeu Teodora Guliçoska e Dukoska me nga 5 gola të shënuar, por që nuk mjaftuan për të evituar disfatën.

Ndërkaq, sonte në palestrën sportive “Jane Sandanski me fillim prej ora 18:00, KH Çairit dhe Slavia Pragës do të luajnë ndeshjen e dytë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm