Diplomatë të lartë nga Irani, Rusia dhe Kina u mblodhën sot në Pekin në bisedimet mbi çështjet bërthamore të Teheranit, njoftuan mediat kineze, disa ditë pasi që Irani refuzoi ta vazhdojë dialogun me SHBA-në për programin bërthamor iraninan.
Në vitin 2015, Irani arriti marrëveshjen me SHBA-në, Rusinë, Kinën, Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë dhe ra dakord që të kufizonte programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare. Por, në vitin 2018, pas një viti në mandatin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trampi u tërhoq nga pakti.
Javën e kaluar Trampi tha se ka dërguar letër deri te udhëheqësia e Iranit në të cilën ka sugjeruar bisedime me Republikën Islamike, për të cilën Perëndimi ka frikë se po i afrohet me shpejtësi aftësisë për të prodhuar armë bërthamore. Por, presidenti iranian Masud Pezeshkijan tha se nuk do të negocioj me SHBA-në ndërkohë që ishte “nën kërcënim” dhe se Irani nuk do t’i bindej “urdhrave” amerikane për të biseduar.