E premte, 18 Prill, 2025
13.8 C
Skopje

Kjo barsoletë për Trampin është më e famshmja në internet

Një barcoletë që për personazh ka dhe presidentin e sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke u shpërndarë shumë në rrjetet sociale në internet. Kjo barsoletë ka katër personazhe kur Tramp del të jetë i padijshmi, transmeton gazeta Metro.

Lexojeni të plotë: Aeroplani po rrëzohet. Në të janë katër udhëtarë, por vetëm tre parashuta. Udhëtari i parë thotë: “Unë jam Stefi Karl, lojtari më i mirë i NBA. Ekipi im dhe simpatizuesit e mi nuk kishin mund pa mua, nuk mund të vdes”. E merr parashutën e parë dhe kërcen nga aeroplani. Udhëtari i dytë, Donald Tramp thotë: “Unë jam presidenti i ri i shtetit më të fuqishëm në botë dhe presidenti më i mençur në histori të Amerikës, prandaj njerëzit nuk duan që unë të vdes”. E merr ai parashutën e dytë dhe kërcen.

Udhëtari i tretë, Papa, i thotë të katërtit, një nxënësi dhjetëvjeçar: “Bir, unë jam plak dhe nuk kam shumë kohë. Ti e ke jetën përpara, prandaj merre ti parashutën e fundit”.

“Në rregull është”, thotë djali, “por ka parashutë edhe për juve, sepse presidenti më i mençur i Amerikës e mori çantën time të shkollës”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm