Që kur në stolin e Liverpool është ulur trajneri Jurgen Klopp skuadra britanike ka hedhur shpesh vështrimin nga Gjermania në lidhje me merkaton. Në shënjestrën e skuadrës së “reds” ka përfunduar një tjetër futbollist që luan në Bundesliga.
Bëhet fjalë për mesfushorin e krahur Donyell Malen, 24 vjeç, që aktivizohet me skuadrën e Borussia Dortmund. Holandezi është në sezonin e tij të tretë me skuadrën gjermane dhe gjithmonë ka bërë paraqitje bindëse.
Për pasojë, ai po vëzhgohet nga afër nga skuadra e Liverpool, që kërkon ta ketë pjesë të saj. Ky lajm konfirmohet nga “Bild”, që sqaron se kontaktet e para mes klubit anglez dhe lojtarit kanë nisur, për ta bindur të transferohet në Premier League.
Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2-26 me Borussia, por mund të largohet për vlerën e 25-30 milionë euro. Klopp kërkon ta mbyllë transferimin e lojtarit që në merkaton e janarit, në të kundërt bisedimet do të shtyhen për verën e ardhshme.