Dibër, 16 dhjetor – Fabrika “Knauf” në Dibër pranoi kërkesën e kryetarit të Dibrës, Hekuran Duka, dhe Spitalit të Përgjithshëm në Dibër për të dhënë donacion për Qendrën e Kovidit në Dibër. Kryetari i Dibrës, Hekuran Duka informoi se drejtori gjeneral i “Knaufit”, Todor Dellovski dhe udhëheqësi i fabrikës në Dibër, Abdi Dovolani, pranuan kërkesën për donacion për mbështetje të Kovid Qendrës në Dibër me instalimin e oksigjenit në Spital.
Në përgjigjen e kërkesës, përgjegjësit e fabrikës “Knauf” në Dibër theksojnë se donacioni prej 800 mijë denarë është donacion që të ndihmohet në luftën kundër virusit Kovid-19. Ky është një projekt i rëndësishëm si për Spitalin e Dibrës, ashtu edhe për banorët dibran thuhet në kërkesën e Spitalit. Sipas drejtorit të Spitalit të Dibrës, Baki Alili, donacioni i “Knaufit” ka një domethënie të madhe në situatë të pandemisë, pasi bëhet fjalë për përkrahje të projektit për instalimin e oksigjenit në Spitalin e Përgjithshëm të Dibrës.
Në Qendrën Kovid në Dibër ka 20 shtretër ku trajtohen të sëmurët me Kovid-19. Projekti i instalimit të oksigjenit ishte e patjetërsueshme për funksionimin e kësaj qendre në Dibër. Përndryshe, momentalisht në Komunën e Dibrës numri i personave aktiv me Kovid -19 është 165 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë, e cila në vend për herë të parë u regjistruar në Dibër, më 26 shkurt, deri tani janë regjistruar 562 persona. (koha.mk/V.S)