E hënë, 16 Qershor, 2025
27.8 C
Skopje

Koçoska për kredinë britaneze: Nuk do rriten shpenzimet kapitale e as deficiti buxhetor

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska – Koçoska sot në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve se si do të realizohet Marrëveshja me Britaninë e Madhe, deklaroi se nuk do të ketë rritje shtesë të shpenzimeve kapitale.

“Lidhur me parashikimet brenda kornizës së strategjisë fiskale dhe tani nëse kjo do të thotë rritje shtesë e shpenzimeve kapitale, jo, nuk do të thotë rritje shtesë për një arsye të vetme. Shumë shpesh kemi kërkesa nga institucione të caktuara që duan të realizojnë diçka, por me Dekretin e investimeve publike që miratuam disa muaj më parë, ne përcaktuam qartë rrugën. Më parë ishte se kush si donte në buxhet, debate nëse na duhej apo jo, etj. Me Dekretin për investime publike përshkruhet rruga, kjo do të thotë se çdo institucion duhet të lëshojë informatë në Ministrinë e Financave duke shpjeguar pse është i nevojshëm ai investim. Pastaj ka një organ të posaçëm brenda Qeverisë që do të shqyrtojë të gjitha ato dëshira dhe qëllime për investime dhe do të përcaktojë dhe propozojë cilat janë prioritetet. Në këtë mënyrë së pari ndryshojmë mënyrën se si marrim vendime për investime”, ka thënë Dimitrieska-Koçoska.

Ajo theksoi se në të kaluarën ka pasur projekte që kanë filluar, por nuk kanë përfunduar për vite me radhë.

“Nuk duam që kjo të përsëritet. Që kur erdha në Ministrinë e Financave, ajo dispozitë edhe më parë ishte punuar nga ministri i mëparshëm, bëmë presion përpara që të përfundohej sa më shpejt në mënyrë që të mund t’ua impononim këtë detyrim institucioneve për të respektuar atë proces dokumentimi dhe raportimi. Në këtë mënyrë, konsiderojmë se do të lihen mënjanë ato shpenzime kapitale ose investime që nuk janë aq të rëndësishme për momentin. Si rrjedhojë edhe të tjerët do të futen në këtë marrëveshje, të cilën do ta quaja marrëveshje bashkëpunimi strategjik e cila është në fillim, tani po biem dakord, por të gjitha detajet mbeten për më tutje”, ka thënë ministrija e Financave.

Lidhur me mënyrën se si do të shkojë deficiti buxhetor dhe rritja e borxhit publik, Dimitrieska-Koçoska shpjegoi se ato rriten në momentin kur kemi pagesë. Kjo është metodologjia dhe siç tha gjithmonë ka qenë kështu, nuk do ta ndryshojmë dhe do të mbetemi në të njëjtën.

“Pjesa e parë është financimi, më pas Ministria e Transportit si kompetente do të zhvillojë procedurat. Kur të vijë momenti për nënshkrimin e marrëveshjes dhe implementimin e saj do të shohim nëse do të jemi në gjendje të realizojmë 300-400 milionë euro në vit apo do të jetë më pak. Kjo do të varet nga kompania, nga njerëzit që do të punojnë në terren”, shpjegoi Dimitrieska-Koçoska.

Ministrja pret që punët të përfundojmë sa më shpejt sepse ky projekt, siç tha ajo, është në një fazë më të pjekur se sa ishte “Behtel dhe Enka” në momentin kur startoi.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm