Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Kohen, para fillimit të Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, në një deklaratë për mediat tha se Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Hamasit derisa të lirohen të gjithë pengjet dhe derisa Gaza të çlirohet nga Hamasi.
“Ka vetëm një person përgjegjës për masakrën e 7 tetorit, për pengjet, për luftën dhe për vuajtjet e popullit të Gazës. Është Hamasi. Ne do të vazhdojmë të luftojmë derisa të marrim të gjitha pengjet dhe të eliminojmë Hamasin. Bota duhet të bashkohet për të çliruar Gazën nga Hamasi. Ne do të vazhdojmë të luftojmë…”, tha ministri i Jashtëm izraelit para fillimit të Samitit të OSBE-së në Shkup.