E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

Komisioni për sistem politik refuzoi nismën e “Frontit Evropian” për mbajtjen e debatit mbikëqyrës për hetimin e tragjedisë në Koçan

Në Komisionin e sotëm kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive nuk kaloi Nisma e “Frontit Evropian” për mbajtjen e debatit mbikëqyrës për hetimin e tragjedisë në Koçan. Për nismën votuan katër anëtarë të Komisionit të partive politike “Fronti Evropian” dhe LSDM.

Deputetët-anëtarë të VMRO-DPMNE-së dhe “Vlen”-it, theksuan se fakti që nuk votuan nuk do të thotë se janë kundër mbajtjes së debatit mbikëqyrës, por janë për përfshirjen e të gjitha tragjedive tjera paraprake si Spitali modular në Tetovë, “Besa Trans”… Theksuan se derisa ka hetime aktive për rastin në Koçan, nuk do të ishte mirë që Kuvendi të zhvillonte një debat mbikëqyrës sepse, siç theksuan ata, kjo do të ishte sikur të bëhej presion dhe ndërhyrje në këtë proces. Theksuan se ata persona që kanë bllokuar dhe nuk kanë krijuar kuorum në Komisionin Anketues në mandatin e kaluar për të diskutuar për tragjeditë në spitalin modular dhe “Besa Trans” duhet të kërkojnë diskutim për tragjedinë në Koçan.

Deputetët-anëtarë të LSDM-së theksuan se nuk është koha për mbledhjen e pikëve politike në tragjedi të tilla ku jetën e humbën 61 persona dhe rreth 200 u lënduan. Deputetët e “Frontit Evropian” thanë se duke mos votuar nevojën e mbajtjes së debatit mbikëqyrës pushteti tregon, siç theksuan, se nuk është zëri i popullit.

Prokuroria Themelore Publike në Koçan dje në Gjykatën Themelore në Koçan dorëzoi propozim për përcaktimin e masës së kujdesit për të dyshuarin e fundit të 19-të të cilit i është zgjatur hetimi për zjarrin në diskotekën “Puls” të Koçanit, informuan nga Prokuroria. Numri i të dyshuarve për zjarrin në klubin “Puls” në Koçan arriti 52 persona fizik dhe tre juridik, pasi Prokuroria gjatë fundjavës zgjeroi hetimin edhe me 19 persona. Nga të dyshuarit e rinj, tre janë ministra të ekonomisë, tre inspektorë të autorizuar ndërtimor në Komunën e Koçanit, tre drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), një inspektor i përgjithshëm në DMSH, tre zyrtarë në Ministrinë e Ekonomisë, dy sekretarë shtetërorë në Ministrinë e Ekonomisë dhe katër inspektorë tregu në Inspektoratin Shtetëror të Tregut (ISHT). Ministri aktual i Ekonomisë nuk është përfshirë në hetim, pasi sipas Prokurorisë, deri më tani nuk ka prova se i është kërkuar vazhdimi i licencës së objektit të klubit “Puls” në Koçan.

Nga të dyshuarit e rinj, tre ishin ministra të ekonomisë, tre inspektorë të autorizuar ndërtimor në Komunën e Koçanit, tre drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), një inspektor i përgjithshëm në DMSH, tre zyrtarë në Ministrinë e Ekonomisë, dy sekretarë shtetërorë në Ministrinë e Ekonomisë dhe katër inspektorë tregu në Inspektoratin Shtetëror të Tregut. Ministri aktual i Ekonomisë nuk është përfshirë në hetim, pasi sipas Prokurorisë, deri më tani nuk ka prova se i është kërkuar vazhdimi i licencës së objektit të klubit “Puls” në Koçan.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dje në një deklaratë për media theksoi se hetimet për tragjedinë në Koçan nuk janë të plota, duke theksuar se ndaj të gjithëve për të cilët ka prova është bërë kallëzim nga MPB-ja dhe se kushdo për të cilin do të konstatohen prova se janë të lidhur shkakor dhe rrjedhimisht me ngjarjen kriminale nga aspekti i procesit të kryerjes së elementeve konkrete të veprës penale. Sipas tij, Ministria e Brendshme nuk ka mbetur e kursyer nga hetimi, i cili përfshin periudhën nga viti 2012 e deri më sot.

Pas aksionit të së shtunës për ndalimin e të dyshuarve të rinj dhe zgjerimin e hetimeve, Gjykata Themelore në Koçan pardje ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për katër persona, arrest shtëpiak për gjashtë persona sipas nenit 163 dhe masën e sigurimit në përputhje me nenin 146 të Kodit Penal, ndërsa për tetë persona masën e kujdesit sipas nenit 146. Ata kanë të drejtë ankimimi brenda afatit ligjor, në varësi të masës së caktuar ndaj tyre, nga 24 orë deri në 72 orë. Të gjithë, ashtu si të mëparshmit për të cilët është nisur hetimi, dyshohen për “Krime të rënda kundër sigurisë publike” nga neni 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal, por nuk përjashtohet që të ketë edhe akuza për krime të tjera nëse këtë e vlerëson grupi i prokurorëve publikë që drejton hetimin.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm