E martë, 13 Maj, 2025
17.4 C
Skopje

Komuna e Çairit i mbyll dyert e palestrës “Shaban Tërstena” për KBF “Shkupi”

Klubit të Basketbollit për Femra “Shkupi” i ndalohet dhe nuk mund të luajë në palestrën sportive në Çair – “Shaban Tërstena”. Lajmi ka ardhur nga vet KBF “Shkupi”, i cili nëpërmjet një reagimi, akuzon Komunën e Çairit se për tre sezona me radhë, po i mbyllë dyert për klubin e vetëm të femrave në basketboll, shkruan gazeta Koha.

“Komuna Çairit ia mbyllë dyert që tre sezona radhazi të vetmit klub të basketbollit për femra ‘SHKUPI’. Kjo nuk na ndaloi të vazhdojmë garat edhe pse pa kushte për treningje, pa palestër dhe lojëra – ne nuk u
ndalëm… Vazhdojmë me princeshat  që i pengojnë Komunës Çairit”, thuhet në reagimin e KBF “Shkupi” nga Çairi.

Me këtë rast, femrat basketbolliste shqiptare bashkë me kryesinë e klubit po detyrohen që trajnimet dhe lojërat ti zhvillojnë në sallën sportive “Kale”.

Ndryshe, KBF “Shkupi” është i vetmi klub i femrave shqiptare në kryeqytet, ndërsa janë të ranguar lart në tabelën e fitoreve në nivel shteti. (koha.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm