E diel, 9 Shkurt, 2025
-5.2 C
Skopje

Komuna e Tetovës me plan për të “shpëtuar” nga mbeturinat inerte

Mbeturinat shtëpiake si orenditë, dyer e dritaret që janë për t’u hedhur, do të merren pa pagesë me shpenzime të Komunës së Tetovës. Kjo pikë e rendit të ditës kaloi me shumicë votash në Këshillin e Tetovës. Kryetari i këshillit, Naim Ismaili, tregoi se pagesa nga ana e komunës do të behët në bazë të raportit mujor.

Sipas drejtorit të NPK “Tetova”, Samet Bislimi, qytetarët do të mund të kontaktojnë ndërmarrjen, pas çka do të caktohet termin për mbartjen e mbeturinave, ndërsa edhe vetë qytetarët do të mund t’i hedhin në pikën e shkarkim-ngarkimit në rrugën Tetovë-Falishtë.

Duhet potencuar se ky shërbim nuk do të grumbullojë mbetjet e çimentos. Komuna e Tetovës këtë shërbim nisi ta japë nga muaj maj 2024 me kosto 1000 denarë, por në afërsi të koshave për mbeturina përsëri vërehen mbeturina si orendi dhe objekte të tjera.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm