E premte, 18 Prill, 2025
13.8 C
Skopje

Komunikacioni pa ndalesa nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, kryesisht nëpër rrugë  të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga  LAMM.

Rekomandohet kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Veçanërisht të kihet kujdes nëpër grykat ku ekziston mundësi për paraqitjen e rrëshqitjeve të dheut të cilat në disa vende mund ta pengojnë lëvizjen e shoferëve.

“I paralajmërojmë shoferët të veprojnë me kujdes dhe me shpejtësi të zvogëluar në vendet në të cilat kryhen punë në rrugë dhe të përmbahen ndaj udhëzimeve nga sinjalizimi i ri i vendosur rrugor”, theksohet në kumtesën e LAMM-së.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm