Barcelona ka bërë një lëvizje të fuqishme duke siguruar shërbimet e një prej talenteve më të mëdhenj të rivalëve të tyre lokalë, Espanyolit – portierin Joan Garcia, dhe duket se marrëveshja është pranë finalizimit.
Blaugranasit kanë qenë të angazhuar intensivisht gjatë dy javëve të fundit për të bindur Garcian të bashkohet me ta, dhe duket se tashmë kanë arritur të marrin miratimin e tij.
Nga ana e Espanyolit, nuk ka pasur pengesa për të arritur marrëveshje, qoftë me Manchester City, Arsenal, Newcastle United, Barcelonën apo ndonjë prej klubeve të tjera të interesuara.