Kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, vlerëson se me hapjen e “Rrugës së Arbrit”, dukshëm është rritur frekuenca në vendkalimin kufitar “Bllatë”, në afërsi të Dibrës. Kjo situatë kërkon që në këtë vendkalim kufitar ashtu si edhe në vendkalimin kufitar “Qafa e Thanës”, të ketë kontroll të përbashkët
Vjollca SADIKU
Dibër, 21 tetor – Është në interes të dy shteteve fqinje, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që vendkalimi kufitar “Bllatë” afër Dibrës, të ketë një pikë doganore të përbashkët, e cila do të mundësojë lehtësim të transportit dhe tregtisë si dhe përmirësim të bashkëpunimit ndërkufitar mes dy shteteve. Këtë për mediat e kanë deklaruar kryetari i Dibrës Hekuran Duka dhe kryetari i Bashkisë Peshkopi, Raim Spahiu gjatë një takimi në Dibër. Të dy kryetarët kanë potencuar faktin se nëse ka një pikë të përbashkët kontrolli, efektet të punës do të jenë më të mëdha.
Kryetari i Dibrës Hekuran Duka, vlerëson se me hapjen e “Rrugës së Arbrit”, dukshëm është rritur frekuenca në vendkalimin kufitar “Bllatë”, në afërsi të Dibrës. Kjo situatë kërkon që në këtë vendkalim kufitar ashtu si edhe në vendkalimin kufitar “Qafa e Thanës”, të ketë kontroll të përbashkët.
“Kemi biseduar dhe jam i mendimit se efektet do të jenë shumë të mëdha nëse vendoset edhe në këtij vendkalim një kontroll i përbashkët”, thotë kryetari i Dibrës Duka. Sipas tij kjo do të mundësojë edhe një bashkëpunim më të madh ndërkufitar në të gjithë sferat. Edhe ministrat e dy shteteve në një takim që u mbajt në Tiranë, para disa kohësh kanë biseduar rreth vendkalimit kufitar “Bllatë”. Presim një aktivitet të përshpejtuar në këtë drejtim shton Duka. Edhe kryetari i Bashkisë Peshkopi, Raim Spahiu ndan po të njëjtin mendim. “Nëse në vendkalimin kufitar ‘Bllatë’ kemi një pikë të përbashkët kontrolli dhe dogane, atëherë kalimi në këtë vendkalim do të jetë më i shpejtë dhe normalisht do të mundësojë një bashkëpunim ndërkufitar më efektiv”, thotë Spahiu. Sipas tij në dy anët e kufirit mes dy Dibrave do të shtohet edhe bashkëpunimi në shumë sfera. Pika e përbashkët është edhe në interes të përbashkët rreth marrëdhënieve të të dy shteteve fqinje edhe atë në të gjithë sferat.
Kur jemi tek dy vendkalimit kufitare mes RMV- së dhe Shqipërisë në afërsi të Dibrës poashtu debatohet edhe në lidhje me vendkalimin kufitar lokal “Xhepishtë – Trebishtë” i cili aktualisht punon 12 orë brenda ditës. Në të dy anët e kufirit potencohet se ky vendkalim tani i kategorisë së tretë duhet të fillojë të punojë 24 orë me që banorët në të dy anët e kufirit kanë nevoja të ndryshme tregtie, shëndetësie, relaksi por edhe farefisnie që të udhëtojnë në momentet kur kanë nevojë, e jo vetëm brenda ditës nga ora 8:00 deri në ora 18:00. (koha.mk)