E diel, 20 Prill, 2025
23.8 C
Skopje

Konvikti shtetëror ofron kushte bashkëkohore  

Konvikti u lëshua në përdorim rreth 3 muaj më parë dhe që nga muaji i parë u regjistruan mbi 250 studentë, kryesisht nga Kosova dhe qytetet e largëta të Maqedonisë së Veriut

 

Urim HASIPI

Tetovë, 19 shkurt – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka qëndruar për vizitë në Konviktin studentor shtetëror të Universitetin të Tetovë. Kryeministri ka potencuar se ky konvikt është ndër më bashkëkohorët në vend dhe se këtu ofron kushte të dinjitetshme për akomodimin e studentëve. Xhaferi tha se investimi në këtë konvikt ka kushtuar rreth 4 milion euro dhe se ky konvikt ka kapacitet për mbi 300 student. Sipas tij, ky konvikt do e lehtësojë procesin e studimeve për studentët që vijnë nga larg.

“Universiteti nuk do të ishte i kompletuar pa ndihmën e qeverisë për ndërtimin e konviktit i cili ka pranuar mbi 300 studentë. Është konvikti më bashkëkohorë në vend me rreth 4 milionë euro investime. UT-ja ofron kushte të plotësuara për studentët. Bursat dhe kuotat shtetërore sigurojnë që studentëve të ju lehtësohet studimi dhe procesi zhvillimit të mësimit dhe hulumtimit. Investimi në arsim cilësor është investimi më i nevojshëm dhe më i mirë që mund të bëhet. Dituria është kapital dhe ne nuk do të lejojmë që ky kapital të largohet jashtë kufijve”, deklaroi kryeministri Talat Xhaferi.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha se përkundër disa vonesave që ishin mujore, ky konvikt mëse i nevojshëm për studentët e UT-së, mori formë dhe se tani është shtëpia e dytë e mbi 300 studentëve që jetojnë larg, e të cilëve tani më u është lehtësuar procesi i studimeve dhe hulumtimeve. Ai paralajmëroi se do të rinovohen edhe disa konvikte tjera.

“Jam falënderues gjithë secilit që ka dhënë kontributin sepse ishim optimist të gjithë që ky konvikt do të ia arrijë qëllimit, përskaj disa vonesa që ishin disa mujore. Vazhdimisht punojmë për kushte më të mira për të gjithë studentët duke rritur bursat studentore. Ky konvikt ka 300 student që ka kushte më bashkëkohore. Përveç këtij konvikti kemi në plan edhe rinovimin e disa konvikteve tjera. Me bursa janë bërë edhe pagesat e udhëtimeve për studentët që udhëtojnë nga larg për të studiuar në Universitetin e Tetovës”, tha Jeton Shaqiri.

Konvikti u lëshua në përdorim rreth 3 muaj më parë dhe që nga muaji i parë u regjistruan mbi 250 studentë, kryesisht nga Kosova dhe qytetet e largëta të Maqedonisë së Veriut. Konvikti ka kapacitet për mbi 300 studentë dhe ofron kushte bashkëkohore për banim. (koha.mk)

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm