E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

Kosova e korrupsionit

Korrupsioni ka prekur pothuajse të gjitha nivelet e pushtetit lokal dhe qendror, ndërkaq vlerësimet tregojnë po ashtu se shëndetësia, arsimi, gjyqësori, sektori i energjisë minierave janë më të prekurat nga kjo dukuri negative, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit.

 

REL: Zoti Havolli, para pak kohe keni marr detyrën e drejtorit të agjencisë. Çfarë mund të bëjë Agjencia Kundër Korrupsionit për të parandaluar dukurinë e korrupsionit në Kosovë?

HAVOLLI: Agjencia Kundër Korrupsion, siç e dini, ka mandatin për hetimin, parandalimin dhe luftimin e veprave penale kundër korrupsionit, e po ashtu edhe për edukimin zyrtarëve të lartë në fushën anti-korrupsion. Tash ka një muaj e gjysmë që kam marrë këtë pozitë. Puna ime është kryesisht e fokusuar në aspektet e hetimeve, por edhe në aspektin e çështjeve legjislative. Siç e dini, agjencia ka dhjetë vite që është formuar, por kemi probleme sa i takon çështjes së kornizës ligjore, sepse në shumë ligje dhe rregullore me të cilat punon agjencia ka një kohë të gjatë që janë implementuar kështu, por që tani planifikohet që të bëhet një rishikim i përgjithshëm i kornizës ligjore, me qëllim që të jemi sa më efikas në luftën kundër korrupsionit. Po ashtu, fokus të veçantë do t’i japim edhe parandalimit në fusha të ndryshme, kryesisht në fushën e parandalimit të prokurimit publik dhe në fushën e konfliktit të interesit. Siç e dini, është një projekt i Komisionit Evropian i cili po merret me rishikimin e bazës ligjore të Agjencisë Kundër Korrupsion. Deri kah fundi i vitit do të dalim me rekomandime ne si institucion, po edhe vet drejtuesit e këtij projekti nga Bashkimi Evropian.

 

REL: Në raportin e fundit të Komisionit Evropian ritheksohet se korrupsioni është një nga problemet kyçe në Kosovë. Në bazë të të dhënave që ju posedoni, në cilat institucione është më e theksuar kjo dukuri?

HAVOLLI: ​Sipas raporti të Komisionit Evropian, por edhe sipas vlerësimeve të mëhershme të Agjencisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit, vlerësimet e rrezikut më shumë janë në fushën e shëndetësisë, arsimit, gjyqësisë, sektorët e energjisë dhe minierave, po ashtu edhe në nivelin lokal dhe atë qendror.

 

REL: Pra, do të thotë ka vlerësime se në të gjitha nivelet rreziku i korrupsionit është prezent?

HAVOLLI: Besoj se edhe vet Raporti i Progresit, i viti 2015, tregon se ka një progres të theksuar sa i takon luftimit dhe parandalimit të krimit ekonomik, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pra, megjithatë, institucionet e zbatimit të ligjit kanë arritur që në vitin 2015/ 16 të kenë disa suksese që janë për t’u vlerësuar, si puna e prokurorisë, ashtu edhe e agjencisë dhe e policisë. Prandaj duhet të jemi optimistë, sepse këtë vit dhe vitin që vjen, institucionet e zbatimit të ligjit veç kanë progres dhe kanë filluar që të ngrijnë nivelin e hetimeve të ngritjes së aktakuzave dhe siç e dini kemi disa aktakuza edhe për zyrtarë të lartë, duke u nisur nga ministra, zëvendësministra, drejtorë, deputetë e personalitete të ndryshme. Ka një zhvillim pozitiv sa i përket luftimit dhe parandalimit të korrupsionit. Jam i bindur që vitet që do të vinë institucionet e zbatimit të ligjit dhe agjencia, si pjesë e tyre, do të shënojnë progres

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër