E mërkurë, 9 Korrik, 2025
19.8 C
Skopje

Kostadinov e ngrin anëtarësinë në LSDM: Nuk kam humbur asnjë palë zgjedhje

Pasi kreu i partisë, Venko Filipçe publikoi disa prej emrave me të cilët LSDM-ja do të garojë në zgjedhjet lokale, ku mungoi emri i kryetarit aktual të Strumicës, Kostadin Kostadinov, reagimi i këtij të fundit nuk vonoi.

Përmes një deklarate në profilin e tij zyrtar, Kostadinov njoftoi se nga sot e ngrin anëtarësinë e tij në LSDM, duke theksuar se nuk pranon të jetë pjesë e partisë nën drejtimin aktual.

“Që nga sot, e ngrij anëtarësimin tim në LSDM. Jo me këtë udhëheqje, jo derisa LSDM të kthehet aty ku e ka vendin, e jo ku është sot. Kjo nuk është fundi. Ky është momenti kur njeriu duhet të flasë me ndershmëri dhe nga zemra. Në 11 vitet e fundit, që nga 2013, nuk kam humbur asnjë palë zgjedhje”, deklaroi mes tjerash Kostadinov.

Ndryshe, Filipçe sot njoftoi se në Strumicë kandidat i LSDM-së do të jetë Marjan Daskallovski. (Tv21)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm