E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

Kovac trajneri i ri i Borussia Dortmund: Jam i bindur se mund të arrijmë shumë në të ardhmen

Tashmë është zyrtare. Borussia Dortmund ka emëruar Niko Kovac si trajnerin e saj të ri. 53-vjeçari do të marrë drejtimin e skuadrës duke filluar nga e diela e ardhshme, pas ndeshjes së Bundesligës në Heidenheim, një javë pas largimit nga kjo detyrë e Nuri Sahin.

Trajneri kroat ka nënshkruar me verdhezinjtë deri më 30 qershor 2026. Edhe pse Kovac do të prezantohet javën e ardhshme, ai tha: “Diskutimet me Lars Ricken ishin shumë konstruktive, me thellësinë, qartësinë dhe besimin e nevojshëm në përputhje me situatën”.

Të gjithë personat përgjegjësit te Borussia më dhanë një ndjenjë shumë të mirë gjatë këtyre diskutimeve, ndaj jam i bindur se së bashku mund të arrijmë shumë gjëra në të ardhmen. E përballoj këtë sfidë me vendosmëri dhe përqendrim”, u shpreh më tej Niko Kovac.

Gjëja më e rëndësishme për të gjithë ne tani është të kemi vullnet absolut, një zemër të madhe dhe dëshirë për të punuar e përfaqësuar Borussia Dortmund në mënyrën më të mirë të mundshme në Bundesligë, Champions League dhe në Kupën e Botës për Klube”, përfundoi kroati.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm