E shtunë, 22 Mars, 2025
16.8 C
Skopje

KQZ: Ka nisur rinumërimi i 50 vendvotimeve për shkak të mospërputhjeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i rinumërimit të fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta, sipas vendimit të KQZ-së.

Fillimisht, në mbledhjen e ditës së sotme KQZ-ja mori vendim për rinumërimin e 15 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës, në të cilat është zhvilluar procesi i votimit, më 9 shkurt 2025.

Sipas rekomandimit të prezantuar nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, gjatë pranimit të rezultateve në këtë qendër nga qendrat komunale të numërimit është hasur në mospërputhje të numrit të nënshkrimeve në listën e votuesve me numrin e fletëvotimeve brenda në kutitë e votimit të këtyre vendvotimeve.

Gjithashtu, KQZ-ja mori vendim për rinumërimin e plotë të fletëvotimeve për subjektet politike dhe kandidatët nga 35 vendvotime për shkak se ekzistojnë mospërputhje në rezultate. Këto vendvotime i takojnë Komunës së Vushtrrisë në të cilat është votuar më 9 shkurt 2025.

Procesi i rinumërimit po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm