E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

KQZ: Numërimi i votave për kandidatë përfundon në 14 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i numërimit të votave për kandidatë ka përfunduar në 14 Qendra Komunale të Numërimit, përkatësisht në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Sipas KQZ-së, deri më 16 shkurt 2025, ora 16:00, janë numëruar 63.60% e vendvotimeve, ose 1,611 nga 2,533 vendvotime në shkallë vendi.

Ndërkohë, numërimi ka filluar edhe në komunat: Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
KQZ thekson se procesi i numërimit po vazhdon në 24 Qendra Komunale të Numërimit dhe do të përmbyllet sipas afateve të përcaktuara ligjore.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm