Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, ku babai i ka marrë jetën djalit të tij duke e qëlluar me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, ku shtetasi Hekuran Gjoni rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin Asim Gjoni 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Viktima dhe dyshohet se kanë qenë në gjëndje të dehur. Babai ka pranuar përpara policisë që e ka vrarë të birin. Pritet të merret në pyetje për shkakun e sherrit
Sipas burimeve, nga deklarimet dhe veprimet paraprake, ka dyshime se autori, shante dhe bullizonte të birin dhe për këtë arsye edhe kishin debate te herë pas hershme.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.(A2Televizion)