E shtunë, 8 Shkurt, 2025
-0.2 C
Skopje

Kristjan Asllani: Nuk jam penduar që zgjodha Inter

Në qendër të shumë kritikave pas ndeshjes finale të Superkupës ndaj Milan, duke e deturuar mesfushorin shqiptar të mbyllë rrjetet sociale, Kristjan Asllani ishte protagonisti i suksesit të Inter në Venezia.

Pas ndeshjes, ish-lojtari i Empolit u paraqit në një konferencë për shtyp, duke sqaruar: “Nuk jam penduar që zgjodha të luaj tek Inter. Nëse do të rikthehesha në atë kohë do të bëja sërish të njëjtën zgjedhje”.

Më tej, Asllani shtoi: “Këtu më mungon vazhdimësia, duhet të rritem. Po mundohem të bëj më të mirën dhe ndihmoj skuadrën. Jam i kënaqur me fitoren që arritëm ndaj Venezia, pasi morën 3 pikë të arta”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm