Sot Partia e Lirisë zhvilloi Konventën e Tiranës, në të cilën Monika Kryemadhi nuk ishte e pranishme.
Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i pyetur nëse Kryemadhi kishte ftesë për këtë Konventë, u përgjigj duke thënë se PL bëri një Konventë dhe jo një dasmë, që “të shpërndajë ftesa”.
“Konventa e Tiranës nuk është dasmë, që të shpërndajmë ftesa, por të gjithë anëtarët e PL janë të ftuar”, deklaroi Blushi