Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, në një video-mesazh i jep mbështetje të plotë Maqedonisë së Veriut që të bëhet anëtare e BE-së. Varadkar thekson se BE-ja mbron dhe respekton identitetin nacional të shteteve anëtare, ai flet edhe për zhvillimin ekonomik dhe përfitimet që ka vendi i tij si anëtar i BE-së.
“Irlanda e mbështet plotësisht kërkesën e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Ne kemi hyrë në BE 15 vite më parë, kemi qenë një vend i pazhvilluar, madje një vend relativisht i varfër, sipas standardeve evropiane. Anëtarësimi në BE na ka ndihmuar të transformojmë ekonominë tonë, ta përmirësojmë atë, në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të ndërtojnë jetën e tyre aty, si dhe të zbulojnë mundësi të tjera”, thotë kryeministri irlandez në video-fjalimin e tij.