E enjte, 16 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

Kryeministri Mickoski premton sistem të ngrohjes nga gazi

Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaroi se mënyra e vetme për t’u ulur emetimi i grimcave të dëmshme është që prej nëntorit e deri në mars të ndryshohet sistemi i ngrohjes së shtëpive. Ai tha se po punohet në këtë drejtim, por se nevojitet kohë.

Që të ndodhë kjo, sipas kryeministrit, nevojitet ndërtimi i centraleve të gazit.

“Po punojmë që të ndërtohen centrale të gazit. Një prej 15 investuesve është i tillë, i interesuar të ndërtojë centrale të tilla të gazit. Por, për atë do të nevojitet kohë, së paku dy deri tre vite që tërë ajo të funksionojë. Që rë ndërtohen përçues ngrohës ndoshta më shumë, ndohsta pesë dhe gjashtë vite”, tha Mickoski.

Shprehi keqardhje që deri më tani nuk është bërë asgjë në atë drejtim.

Gjatë ditëve të kaluara kryeqyteti ishte në mesin e qyteteve më të ndotura në Evropë dhe botë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm