E enjte, 27 Mars, 2025
10.8 C
Skopje

Kryeministri Starmer shtron ‘‘iftar të madh’’ në parlament për myslimanët britanikë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka marrë pjesë “iftarin e madh” të organizuar nga Grupi Parlamentar për Myslimanët Britanikë për të kremtuar Ramazanin.

Ai ka falënderuar myslimanët britanikë për kontributin e tyre në “çdo komunitet në Britani” dhe reflektoi mbi “dhimbjen e konfliktit në Gaza” dhe sesi konflikti jashtë vendit “ndikon komunitetet këtu në Britani”

Ai tha: “E di kjo ka qenë një kohë shumë e vështirë për myslimanët këtu në MB me dhimbjen e konfliktit në Gaza dhe vuajtjet e palestinezëve, raporton India Today.

“Unë jam absolutisht i qartë se palestinezët duhet të lejohen të rindërtojnë vendin e tyre dhe ne duhet të qëndrojmë përkrah tyre në këtë përpjekje në rrugën drejt një zgjidhjeje me dy shtete – e vetmja mënyrë për të arritur paqen e qëndrueshme për mendimin tim”, tha ai.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm