Nga Shoqata e Hotelierëve të Maqedonisë thonë se turizmi ka potencial të madh mirëpo që Maqedonia të tërheqë më shumë turistë, me çka do të kishte të ardhura më të madhe devizore, duhet të përmirësohet oferta dhe shërbimet në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me turizmin
Fiosnik PASHOLLI
Shkup, 26 maj – Turizmi në Maqedoni kryesisht bazohet në destinacionet e liqenit të Ohrit dhe në Shkup, dhe shumë më pak në destinacionet e tjera. Shteti pak ka mundësuar zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit alternativ si malor, ekstrem, sportiv, mjekësor, të kongreseve apo panaireve, të banjave, kulturor, fetar, të gjuetisë e peshkimit, shpellor (speleologjik).
Duke ilustruar varfërinë e ofertës turistike nga esnafi i turizmit thonë se nuk kemi një paketë për hipjen në malin Korab, përderisa Kroacia dhe Sllovenia po “sulmojnë” agjencitë botërore që operojnë këtë lloj turizmi. Nepali jeton nga Himalajet. Ose, si shembull tjetër theksojnë turizmi sportiv për përgatitjet e ekipeve të ndryshme në sportet ekipore , jo vetëm futbolli, por edhe hendbolli, kajak në ujëra të qeta apo të egra. Shumë pak apo aspak po ofrohen për turistët e huaj edhe lumenjtë si Radika, Vardari, Matka.
HIGJIENA
Nga ana tjetër, rrjeti rrugor dhe higjiena e vendeve publike kanë marrë pikën më të ulët nga vizitorët e vendit të anketuar në pikat kufitare në vend në vitet e kaluara. Vizitorët e huaj që kanë kaluar nëpër pikat kufitare në vend kanë dhënë notën më të ulët për rrjetin rrugor dhe higjienën e vendeve publike. Vizitorët dhanë notën më të lartë për sjelljen e njerëzve.
Punëtori turistik Arkan Kerim thotë se një problem madhor është mungesa e punonjësve ku vitin e kaluar sezonin e kanë nxjerrë nësnësit e shkollave të mesme nga lloçi, ndërsa shton se turistët e huaj më së shumti ankohen për papastërtinë.
Nga Shoqata e Hotelierëve të Maqedonisë thonë se turizmi ka potencial të madh mirëpo që Maqedonia të tërheqë më shumë turistë, me çka do të kishte të ardhura më të madhe valutore, duhet të përmirësohet oferta dhe shërbimet në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me turizmin. Për t’u bërë një destinacion më tërheqës ekzistojnë shumë segmente për përmirësim, që nga hartimi i planeve urbanistike ku vetëm dhjetë për qind e Ohrit dhe Strugës buzë liqenit është e mbuluar me plane urbanistike, e deri te eliminimi i plehrave.
Për më tepër nëse shikohen kapacitetet e hoteleve në vend, do të shohim se janë të njëjta, të paktën në Ohër dhe Strugë dhe në qendrat e skijimit në vend, ku në përgjithësi pak është investuar në ambiente të reja moderne që do të tërheqin klientë më të pasur, në mënyrë që të ketë edhe fitim më të madh në deviza. Numri një i shoqatës së hoteleve Krsto Blazhevski thotë se nevojitet një strategji e mirëfilltë për zhvillimin e turizmit, e plotësuar me investimin në hotele të reja, vendosjen e policisë së turizmit, respektimin apo edhe plotësimin e ligjeve që rregullojnë dhënien me qira të apartamenteve në Ohër dhe Strugë,ku shpesh nuk paguhen taksat turistike.
Duke ilustruar varfërinë e ofertës turistike nga esnafi i turizmit thonë se nuk kemi një paketë për hipjen në malin Korab, përderisa Kroacia dhe Sllovenia po “sulmojnë” agjençitë botërore që operojnë këtë lloj turizmi. Nepali jeton nga Himalajet. Ose, si shembull tjetër theksojnë turizmi sportiv për përgatitjet e ekipeve të ndryshme në sportet ekipore, jo vetëm futbolli, por edhe hendbolli, kajak në ujëra të qeta apo të egra. Shumë pak apo aspak po oforhen për turistët e huaj edhe lumenjtë si Radika, Vardari, Matka.
Shteti nuk arriti për t’i vënë në përdorim as shpellat e ndryshme që duhet të rregullohen, dhe të jenë të sigurta, të sigurta, ku një shembull i shkëlqyer është shpella e Postojnës, e cila është bërë një atraksion botëror, ku ka të ardhurat për shtetin jo vetëm nga hyrja, por edhe nga ku janë hotelet përreth, ushqimet, suveniret.
Pak po përdoret edhe turizmi mjekësor përkundër potencialit, i cili është shumë i zhvilluar në botë ku ai nuk po zhvillohet në mënyrë të organizuar, duke sjellë grupe të tëra. Edhe turizmi dimëror në vend ka mundësi të mëdha, por për fat të keq, në tre qendrat tona kryesore, pothuajse asnjë hotel nuk është ndërtuar në 20-30 vitet e fundit.
POTENCIALI 1 MILIARD EURO
Ndonëse statistikat zyrtare tregojnë se numri i turistëve është në rritje, nga esnafi i turizmit thonë se mungojnë ambientet akomoduese, linjat ajrore në aeroportet e Maqedonisë të cilat janë dukshëm më të vogla në krahasim me vendet fqinje, si dhe linjat e autobusëve. Trafiku hekurudhor është pothuajse inekzistent, përderisa lokacionet tërheqëse turistike nuk kanë infrastrukturë të mjaftueshme për të akomoduar më shumë turistë dhe shpeshherë janë të neglizhuar sa i përket higjienës dhe mirëmbajtjes, ku mungojnë edhe tualete publike.
Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Promovimit dhe Mbështetjes së Turizmit (APPT) tregojnë se mesatarja e qëndrimit të turistëve të huaj në vend është 1.9 netë, që është një trend në rënie krahasuar me vitin 2021 kur ata kishin mesatarisht 2.3 netë.
Nga Agjencia për promovimin e turizmit, thonë se për të mbajtur turistët, shteti duhet të ofrojë një gamë më të gjerë të produkteve turistike, të punohet në zhvillimin e destinacioneve dhe në këtë mënyrë të rritet atraktiviteti i destinacioneve vendore. Nëse shteti e menaxhon mirë destinacionin, ekziston potençial për të marrë të ardhura mbi një miliard euro në vit, thotë Arkan Kerim – kryetar i Odës së Turizmit pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë. Duke shtuar se duhet të krijojmë një Ministri të Turizmit, t’i japim autoritet dhe të bëjmë raporte të drejta, për të investuar në turizëm.
Në vitin 2023, shteti kishte të ardhura prej 598.54 milionë dollarësh nga qarkullimi i turizmit, që është një rritje prej 25 për qind krahasuar me periudhën e një viti më parë, tregojnw të dhënat e Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit. (koha.mk)