E premte, 21 Mars, 2025
-3.2 C
Skopje

Kufoma e një mashkulli gjendet në Spitalin e Tetovës

Shkup, 11 nëntor – Në Qendrën Klinike të Tetovës mbrëmë rreth orës 23:40 minuta është gjetur kufoma e një mashkulli. Policia sot njoftoi se kufoma e të ndjerit është gjetur nga ana e një të punësuari në centralin e Qendrës Klinike. Gjatë ekspertizës së kryer ndaj kufomës së të ndjerit, nga ana e jashtme është vënë re gjak në pjesën e hundës. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, kufoma e të ndjerit është dorëzuar në autopsi. Ndërmerren masat për zbulimin e plotë të rastit.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm