Mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 është të jeni fizikisht aktiv, të mbani një peshë të shëndetshme për ju dhe të hani një dietë të larmishme të bazuar në perime, bishtajore, arra, fara dhe fruta, së bashku me drithërat integrale dhe konsumim të moderuar të ushqimeve të qumështit
Konservuesit në mishrat e përpunuar mund të rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2. Studiuesit kanë gjetur një lidhje midis nitriteve të përdorura për t’i dhënë ngjyrë dhe aromë mishit si salsiçet dhe proshutat dhe një rreziku në rritje të diabetit të tipit 2. Ekipi ka aksesuar të dhënat e mbledhura nga më shumë se 100,000 njerëz në Francë, të cilët janë mbajtur nën vëzhgim që nga viti 2009. Pjesëmarrësit u regjistruan vullnetarisht dhe vetë-raportuan historinë e tyre mjekësore, dietën, stilin e jetës dhe përditësimet kryesore shëndetësore, dhe u ndoqën për rreth shtatë vjet. Analizat sugjerojnë se ata që kishin konsumin më të lartë total të nitriteve dietike kishin një rrezik 27 për qind në rritje të zhvillimit sëmundjeve. Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se njerëzit me konsumin më të lartë të nitritit të natriumit, shtesa më e rëndësishme përgjegjëse për ngjyrën dhe aromën karakteristike të lidhur me mishrat e përpunuar, kishin një rrezik 53 për qind më të lartë për të zhvilluar diabetin e tipit 2.
Autori kryesor Dr. Bernard Srour, nga Universiteti Sorbonne Paris Nord, tha: Këto rezultate ofrojnë një pjesë të re të provave në lidhje me nevojën për një reduktim të përdorimit të aditivëve të nitritit në mishrat e përpunuar nga industria ushqimore.
Ndërkohë, disa autoritete të shëndetit publik në mbarë botën rekomandojnë tashmë qytetarët që të kufizojnë konsumin e ushqimeve që përmbajnë aditivë të diskutueshëm, duke përfshirë nitritin e natriumit. Sasia e nitriteve që njerëzit konsumuan nga aditivët ushqimorë në studim ishte mesatarisht 0.51 mg në ditë. Grupi që konsumoi më shumë nitrite kishte mesatarisht 0.62 mg në ditë. Sipas një studimi të mëparshëm, një fetë proshutë përmban rreth 0.25 mg nitrite. Përafërsisht një në 12 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA ka diabet të tipit 2 dhe prej tyre, 90 për qind janë mbipeshë ose obezë. Studimet e mëparshme kanë treguar se ngrënia e shumë mishit të kuq dhe veçanërisht të përpunuar është e lidhur me një rrezik më të madh për mbipeshë. Studiuesit paralajmëruan gjithashtu se nitritet nga aditivët ushqimorë kontribuojnë vetëm në rreth 4 deri në 6 për qind të marrjes totale të nitriteve, pjesa tjetër vjen nga burime të tjera si uji i pijshëm.
Mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 është të jeni fizikisht aktiv, të mbani një peshë të shëndetshme për ju dhe të hani një dietë të larmishme të bazuar në perime, bishtajore, arra, fara dhe fruta, së bashku me drithërat integrale dhe konsumim të moderuar të ushqimeve të qumështit. Studimi u botuan në revistën Plos Medicine.